Këngëtari shqiptar Arian Begaj, është arrestuar nga policia greke për posedim të lëndëve narkotike.
Arian Begaj posedonte një kilogram hashash dhe 50 gramë kokainë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e 41-vjeçarit shqiptar u gjet një pako me 50 gram kokainë.
Nga kontrollet janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 1015 gramë kanabis të papërpunuar, 50 gramë kokainë, 2 peshore elektronike, një pistoletë, 4 gëzhoja, shuma prej 9230 euro, 2 makina dhe 4 celularë, njofton ELAS.
Kush është Arian Begaj?
Arian Begaj është 41 vjeç, banon në Artemida të Atikës dhe ka leje qëndrimi në vend.
Ai është një nga zërat më të dashur të muzikës popullore në vendin e tij.
Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e tij personale dhe profesionale, shkruajnë mediet greke.
Në maj 2021 ai publikoi këngën e tij të fundit me titull "Udhëto me këngën time". Kënga i kushtohet të gjithë emigrantëve shqiptarë në çdo cep të botës me videoklipin e realizuar në Durrës.