Shaqir Salihu, ish-gazetari i Zërit të Amerikës, nderuar nga ish-Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me çmimin “Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu”, një figurë emblematike e Zërit të Amerikës,14 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përveç urimit e ka shoqëruar mesazhin e tij edhe me një poezi të Arshi Pipës -e titulluar "Kosovë!"
Të dashur bashkatdhetarët e mi kudo që jeni, Ju uroj nga zemra të gjithëve gëzuar 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës! shkruan Salihu the vazhdon më tej: "Kosova është vend i shenjtë për të gjithë ata dhe ato që e duan atdheun."
Ndër të tjera, shkruan ai shumë patriotë mërgimtarë, nacionalistë, kanë vdekur pa e parë Kosovën e lirë, por vargjet e tyre nuk vdesin kurrë. Toskë e Gegë i kanë thurur vargje kësaj bije martire të Shqipërisë. Pa Kosovë, nuk ka një atdhe të plotë.
"Poezi e shumë libra janë bërë për Kosovën. Hamit Kokalari ka shkruar një libër me titull “Kosova, Djepi i Shqiptarizmit”. Këtu më poshtë po ju sjell vetëm dy-tre strofa të dy poetëve shqiptarë, mërgimtarë, njëri nga Jugu e tjetri nga Veriu. Që të dy i kam njohur dhe kam marrë pjesë në varrimin e tyre këtu në mërgim (Amerikë). Unë njoh shumë patriotë mërgimtarë që kanë vdekur me mall për të parë Shqipërinë e lirë dhe pavarësimin e Kosovës."
Kosovë!
Emër legjendar
Që të përmend me gaz çdo shqiptar,
Ti djep heronjsh të lirisë,
Që i fale Shqipërisë
Dragonj të Dragobisë,
Fatosa si luanë,
Që kombin e nderuan
Armiqtë i drithmuan,
Të prirë nga Vojvodë,
Sulltanë edhe Dushanë.
Kosovë!
Shtyll’ e parë,
Për atdheun e për shqiptarë,
Vatr’ e lavduar,
E torturuar,
Qëndro, qëndro krenare
Se i riu me plakun
Do të japin gjakun
Për ty o mbretëreshë e bukur shqiptare !...
Xhevat Kallajxhiu - Gjirokastrit
Kosovës,
O tokë e bukur ku fjala burrneshë ilire ushton
qysh me mjegull gojdhane!
Gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshë
Ndër hekura gjëmon zemra Dardane.
Andej na priret shpirti me hove
T’dalladisuna ngadhnjimi, ushton jehona
O vllazen, nalt ju ballin!prej Kosove
Der n’ Çameri Shqipnia asht e jona...
Arshi Pipa - Shkodran