Në një shitore të madhe, djalin që punonte andej arkës për pagesa, e njoha prej fizionomisë, dhe e përshëndeta:
- A je lodhur o çun?
Ma ktheu:
- Vad sa du?! (Në suedishte: Çka the?!)
E shikova me habi dhe i tregova për pyetjen që ia bëra në shqip. E shikova edhe njëherë me kujdes dhe ia lexova edhe emrin që e kishte të shkruar mbi xhepin e fanelës me firmë të shitores.
Edon
- O Edon, i fola prapë shqip. A je shqiptar?
- Ah, po!
- Atëherë Urime 17 Shkurti! - i thashë dhe vazhdova, - Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës!
- Aha... Këtë e di baba!
Unë kam ardh shumë i vogël këtu...
E pagova dhe dola i shqetësuar nga dyqani.
Po në moshën e tij, duhet të jetë edhe djali im i vogël. Edhe ai, sot e para 30 vitesh kur kemi ardhur në tokën e Gustavit, ka qenë veç dy vjeçar.
Nuk me besohet se po qëse dikush do t' u fletë shqip fëmijëve të mi Fatosit, Besës e Agonit ata do t' ia kthejnë me "Vad sa du?!"
Urime Kosove!
Ju dua edhe kështu si jeni!