Kryesia e Degës së LDK-së në Suedi me rastin e 33 vjetorit të Grevës së Minatorëve të Trepcës ju uron këtë ditë historike për Kosovën.
Greva e Minatorëve të Trepcës inicoi zhbërjen e Jugosllavisë, u shëndrrua në rezistencë gjithpopullore demokratike dhe iu hapi rrugë proceseve të reja dhe të pakthyeshme, deri në realizimin e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.
Të nderuar Minatorë të tokës thesar të Kosovës, jemi përherë mirënjohës për sakrificën tuaj për Lirinë që gëzojmë sot dhe brezat e ri në të ardhmen.
Ju ishit dhe mbeteni krenaria e jonë!
Me respekt
Për Kryesinë e Degës së LDK-së në Suedi
Qibrije Hoxha, kryetare.