Një emigrant shqiptar që iku nga komunizmi më represiv në botë, shkruan New York Post, po kërkon të largojë mbas dy dekadash nga Senati , veteranin e Nju Jorkut, Chuck Schumer, liderin e fuqishëm të mazhorancës demokrate në Senat.
Aleksander Mici, është një republikan, shkruan konservativia njujorkeze, ka thënë ndërsa Schumer votoi për rritjen e taksave, "Unë po vuaja, si miliona shqiptarë, nën një diktaturë tiranike komuniste dhe po luftoja për të arritur në Amerikë".
Mici është një banor i Bronksit, ka thënë për Post : "Dhe tani pothuajse tre dekada më vonë, e kaluara është prolog: nën udhëheqjen e Chuck Schumer, demokratët ende po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të rritur kostot për gjithçka, ndërsa amerikanët e përditshëm luftojnë, për të mbijetuar ".
Ish-senatori i GOP Al D'Amato, të cilin Schumer e pati mundur në një garë të vështirë të vitit 1998, ka thënë se “Ai (Mici), po hynë në një fushatë të pafavorshme, në ndërkohē që Schumer, një ish kongresmen. Ai mbas 20 vjet në Senat, tani po kërkon një mandat të gjashtë.”
Simbas D’Amato kështu që kushdo që vihet përball këtij senatori në Nju Jork, duhet të dijë se : “Schumer është një senator popullor, punëtor dhe i njohur. Është një betejë e vështirë për këdo, e lëre më për një kandidat të panjohur,(aludon pēr Micin) .
"E vetmja gjë që republikanët kanë për ta si “shpres” është popullariteti në rënije i Joe Biden," ka pohuar D'Amato , duke vënë në dukje mospopullaritetin në rritje të presidentit demokrat në sondazhet e fundit.
Duke shtuar se : "Kjo do të ndikojë në garat e tjera të votimit - kudo në Shtetet Bashkuara, por jo këtë argument çdonjeri e ka në Nju Jork, ku Shumer është i “pa-diskutueshem."
Mici, është një banor dhe avokat i Bronksit, ai ka kandiduar më parë për Këshillin Bashkiak dhe Senatin e Shtetit. Ai ka befasuar këdo ndërsa mori një numër votash mbresëlënëse 45 për qind të votave në garën e fundit të Këshillit Bashkiak të Distriktit 34, një zonë me shumicë demokratike.
The New York Post shkruan po ashtu se Mici, i cili u largua nga Shqipëria në vitin 1991, ka thënë se rritja e tij nën regjimin brutal të Hoxhës ishte një përvojë formuese në jetën e tij dhe kjo është arsyeja pse ai e do Amerikën dhe përçmon socializmin.
“Vizioni i së majtës për Amerikën nuk është Amerika që brezat e emigrantëve si unë luftuan për ta arritur këtu në SHBA”, mendon Mici.
Ai më tej duke paralelizuar demokratët Amerikan me bindejet e disa prej tyre me Socialistët europian, po ashtu thotë se : “Kongresmenja ime, AOC (Alexandria Ocasio-Cortez)dhe senatori im, Chuck Schumer, po shtyjnë çdo ditë Capitol Hill që ta bëjnë Amerikën tonë të duket më shumë si “simbiozë” e diktaturës komuniste, nga e cila unë dhe bashkëvuajtsit e mi në Shqipëri kemi ikur. Ne erdhëm në Amerik që ka qenë një fener i ndritshëm një shprese e jona por jo vetëm , edhe për brezat të tërë që erdhën duke ikur nga tirania komuniste sepse ishin njerëz të etur për liri e demokraci.
Kandidati Republikan për Senator i Nju Jorkut, Alex Mici që arriti në brigjet e SHBA, kur ishte 15 vjeç, pasi kishte bërë punë të rëndomta në Itali- “Ëndërron gjithmon për të “kapur” atë ëndërrën Amerikane.”
Mici i ka kujtuar The New Post “rrugëtimin epik” të tre dekadave më parë , për të “kapur” ëndrrën Amerikë, që kur ai ishte adoleshent. Ai erdhi duke u larguar nga Shqipëria komuniste tre dekada më parë , fillimisht me një anije tregtare të mbushur plot me shqiptar që u larguan për të arritur në brigjet e Italisë.
“Njerëzit vdisnin nga etja dhe uria, madje disa u vranë nga rojet e kufirit në tentativë që të arratiseshin athere, vetem e vetem të ishin të lirë mbas 45 vjet të sundimit nga një regjim nga më tiranikët që ka parë bota” , ka thënë shqiptari që erdhi në vendin e mundesive të mëdha, Aleksader Mici nga Shkodra në Nju Jork.
"Mjaft eshte mjaft”
Për Amerikën ia vlen të luftohet dhe unë nuk mund të rri mënjanë ndërsa socialistët e paprekshëm e të maskuar si ‘progresivë’ përpiqen të shkatërrojnë kombin tonë të madh”, tha ai.
“Unë do të luftoj për parimet kushtetuese që etërit tanë themelues kanë përcaktuar për ne. Unë do të luftoj për një qeveri më të vogël dhe më shumë liri. Kjo është mënyra e vetme që ne do të jemi në gjendje të ringjallim ekonominë tonë, të rivendosim sigurinë publike në komunitetet tona, të ofrojmë arsim cilësor për fëmijët tanë dhe ta bëjmë jetën e amerikanëve më të mirë.”
Schumer, përmes një zëdhënësi, nuk ka pranyar të komentojë çdo kandidatur kundra tij në Nju Jork.