Tre shqiptarë në pranga: Rrëmbyen, droguan dhe përdhunuan në grup 18-vjeçaren

Diaspora

Tre shqiptarë në pranga: Rrëmbyen, droguan dhe përdhunuan në grup 18-vjeçaren

Më: 1 mars 2022 Në ora: 10:19
Ilustrim

Tre shtetas shqiptarë janë ndaluar me akuzën e rrëmbimit dhe dhunës seksuale në grup ndaj një 18 vjeçare me origjinë nga Bregu i Fildishtë.

Ngjarja ka ndodhur në periferinë e qytetit të Peruxhia-s në banesën e shqiptarëve.

Autoritetet policore të këtij qyteti kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm arrestimin e tyre e nën urdhërin e Prokurorit të hetimeve paraprake, ndaj dy shqiptarëve është ekzekutuar udhëri i ndalimit me arrest shtëpiak e ndaj shqiptarit të tretë urdhëri i detyrim paraqitje në komisariatin e policisë e mos dalje në orët e natës nga banesa.

Ka qenë një patrullë policie e cila ka gjetur në gjendje të dëshpëruar dhe të shtrirë në rrugë 18-vjeçaren nga Bregu i Fildishtë, e cila ka rrëfyer rrethanat e ngjarjes.

Një prej tre shqiptarëve, të cilin e kishte njohur pak kohë më parë, i ishte ofruar ta shoqëronte nga qyteti i Arezzo-s ku ajo jetonte në Firence. Me një motiv banal ata kishin ndaluar në banesën e dy shqiptarëve të tjerë në periferi të Peruxhia-s, zona Pantano, ku e kishin detyruar të konsumonte kokainë e alkool. 

Sipas rrëfimit të 18-vjeçares ajo është dhunuar disa herë fizikisht e seksualisht gjë që është vërtetuar dhe nga ekspertiza e mjekut që e kuroi në repartin e gjenokologjisë e ostretrisë së zonës.

18-vjeçarja ka mundur t'i shpëtoj dhunuesve duke përfituar nga një moment shpërqëndrimi i tyre. Ndërsa po telefonte forcat e rendit, tre shqiptarët kanë kuptuar se ç'po ndodhte e janë larguar në bordin e një autoveture.

Pas rrëfëmit të viktimës, ka nisur opercioni investigativ i policisë së Peruxhia-s i mbyllur mëngjesin e sotëm me urdhër ndalimin e tre shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat