Ndihmon refugjatët ukrainas në Çeki, flet mërgimtari: Mu kujtua viti 1999 kur ishim në luftë

Diaspora

Ndihmon refugjatët ukrainas në Çeki, flet mërgimtari: Mu kujtua viti 1999 kur ishim në luftë

Nga: G.B Më: 10 mars 2022 Në ora: 10:52
Florim Mehaj me fëmijët ukrainas

Florim Mehaj nga Peja jeton prej 15 vitesh në Republikën Çeke.

Në këtë kohë lufte në Ukrainë, shumë qytetarë ukrainas kanë shkuar si refugjatë në Çeki.

Njerëzit atje dhe në vende të tjera po ndihmojnë në mënyra të ndryshme.

Ndihmë për gra e fëmijë refugjatë nga Ukraina ka ofruar edhe mërgimtari Florim Mehaj.

Ai ka treguar për gazetën “Bota sot” se ka në pronësi një piceri, ku ka ofruar ushqim falas për të gjithë refugjatët ukrainas.

“Kanë ardhur gra e fëmijë refugjatë nga Ukraina, kanë ikur nga lufta. Erdhën në picerinë time dhe nuk kishin para për të paguar. U thash se mund të marrin falas ushqim për të ngrënë sa herë që duan. Mu kujtua vetja në vitin 1999 kur ishim në luftë dhe kishim ikur në Shqipëri e nuk kishim para. Vendosa t’i ndihmoja ukrainasit aq sa kisha mundësi”, ka thënë Mehaj për “Bota sot”.

Image
Fëmijët ukrainas

Ai ka shtuar se kjo ka filluar para një jave dhe po vazhdon ende për aq sa ata kanë nevojë, derisa ka dërguar dhe fotografi me disa fëmijë ukrainas.

Po ashtu, për këtë veprim ai ka marrë komente të shumta pozitive pas publikimit të fotografive në Facebook, ku njerëzit e kanë përgëzuar për gjestin./BS/

Image
Florim Mehaj me fëmijët ukrainas
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat