“Unë nuk kam frikë nga shteti, nuk vjen askush të më kontrolloj” – Zbardhen përgjimet që quan në arrestimin e Elsa Lilës për drogë

Diaspora

“Unë nuk kam frikë nga shteti, nuk vjen askush të më kontrolloj” – Zbardhen përgjimet që quan në arrestimin e Elsa Lilës për drogë

Më: 17 mars 2022 Në ora: 14:11
Elsa Lila

Mediat shqiptare kanë zbardhur eksluzivisht detaje të dosjes me emrat e shtatë shqiptarëve të arrestuar në operacionin antidrogë i cili çoi në burg dhe këngëtaren shqitpare Elsa Lila.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Romës, akuza ndaj këngëtares shqiptare është pjesëmarrje në një grup kiminal me aktivitet në trafikun e drogës, magazinimin e tregtimin e drogës.

“Elsa Lila në cilësinë e pjesëmarrëses në këtë grup kriminal, ndiqte direktiva e grupit e përdorej si rojtare e këshilluese e të ardhurave të aktivitetit ilegal, si dhe të librit të kontabilitetit të grupit. Ajo ofronte strehim Arindi Boci, kreut të këtij grupi trafikantësh, në fazën përfundimtare të hetimeve për t’i shpëtuar kontrollit policor".

Prokurorët italianë shkuajnë se “Elsa Lila, ishte pjesëmarrëse e aktivitetit kriminal të këtij grupi që trafikonte lëndë narkotike, dhe pse në aparendë me rol minimal, Faktikisht nuk merrte pjesë në operacionet e transportit, trafikimit e tregtimit , magazinimit të drogës, por shfaqej si ruajtëse e arkës e kontabiliteit të grupit kriminal e besuar nga kreu i saj, Arindi Boci.

Hetuesit italianë nënvizojnë se “Elsa Lila shfaqej me djallëzi dinake kur këshillon Arindi Boci të korruptoj forcat e rendit për të evituar kontrollet ndaj grupit e aktivitetit të tij krimianl e dëshmojnë ëprkatësinë e saj më ëktë ambinet kriminal, objekt dhe i kësaj dosje hetimore,” shkruhet në dosjen e siguruar nga Ora News dhe RTV Ora. 

Emri i këngëtares shqiptare brenda aktivitetit të këtij grupi kriminal shfaqet pas arrestimit më 2019 të Glend Burhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat