Një 28 vjeçar shqiptar është arrestuar në qendër të Athinës pasi është kapur me mbi 30 kilogramë heroinë.
Pas informacionit se një grup kriminal i trafikut të drogës funksiononte në Athinë, policia u vendos në lëvizje për të kapur shqiptarin.
Ai u vendos në pranga pas konfirmimit të informacionit mbi aktivitetin e tij të paligjshëm. Gjithashtu, policia greke bastisi edhe banesën e tij të marrë në me qira në Athinë, ku agjentët gjetën heroinë me peshë gjithsej 30 kg e 463 gram. Heroina ishte e ndarë në 63 pako dhe ishin gati për t’u shitur.
28 vjeçari shqiptar u dërgua para prokurorit të Athinës ku më pas do të përballet edhe me drejtësinë.
🚓Εντοπίστηκαν σε μισθωμένο διαμέρισμα στο κέντρο της #Αθήνας, 63 συσκευασίες με ποσότητες ηρωίνης συνολικού βάρους 30 κιλών και 463,2 γραμμαρίων. pic.twitter.com/a5uoKu1psj
— Ελληνική Αστυνομία (@hellenicpolice) March 29, 2022