Policia britanike arrestoi disa muaj më parë dy shqiptarë pasi u kapën duke ruajtur një shtëpi bari, ku vlera e drogës arrinte 400 mijë paund.
Megjithatë raportohet se ata janë liruar për shkak se janë konsideruar viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.
Alfred Dimo dhe Julien Beqaj u kapën të mbyllur në një njësi industriale ku kultivohej kanabis.
Dy shqiptarët u shprehën se po mbaheshin kundër vullnetit të tyre dhe se ishin detyruar të punonin si “kopshtarë”, ndërsa pas kësaj ata u arrestuan dhe kaluan 10 muaj në burg në pritje të gjykimit.
Dimo, 43 vjeç dhe Beqaj 20 vjeç u akuzuan për prodhimin e kanabisit në njësinë Muirhead në Lanarkshire. Por, ata u liruan, pasi gjykata i shpalli të pafajshëm.