Sekuestrohen 4 pistoleta ne kufirin greko-shqiptar.
Operacioni i policise greke është zhvilluar në zonën e Follorinës.
Gjatë operacionit është ndaluar një shtetas shqiptar 40 vjeç që kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Ai u kap teksa po kërkonte të groposura në tokë disa sende.
Policia gjeti të groposura 4 pistoleta së bashku me 4 krehra me 21 fishekë në total.
Rezulton se armët ishin fshehur aty në datën 11.10.2021. Shtetasi i arrestuar rezulton gjithashtu i shpallur në kërkim, i dënuar me 7 muaj burg nga Gjykata e Selanikut për “vjedhje”.
Gjithashtu lidhur me trafikun e armëve është shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas shqiptar, bashkëpunëtor i 40-vjeçarit.