Një 23 vjeçar nga Kosova me banim në Vjenë dyshohet se i ka vënë flakën me benzinë një shishes dhe e ka hedhur tek një diskotekë në Vosendorf.
Incidenti i rrezikshëm ka ndodhur të dielën në mëngjes në një klub nate para orës dy të mëngjesit.
Sipas raportimit të gazetës Heute.at kosovari e ka mbushur një shishe plastike me benzinë, më pas i ka vënë flakën dhe e ka hedhur në hyrje të klubit të natës.
Menjëherë pas incidentit djaloshi ka ikur në drejtim të panjohur.
Sulmi shkaktoi zjarr por që falë ndërhyrjes së shpejt të zjarrfikësve u shua shumë shpejt.
Në momentin e zjarrit brenda lokalit gjendeshin 30 persona, por që fatmirësisht shpëtuan pa lëndime.
Pak kohë më pas i dyshuar u kap nga policia austriake.
Brenda veturës së tij një sasi të vogël kokaine.
Akoma nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarje, por dyshohet që 23 vjeçari nga Kosova ishte dëbuar më parë nga ai lokal.