Duke çmuar lart vetëdijen kombëtare, guximin dhe heroizmin e “111 delegatëve”, të cilët nën tytat, topat dhe tanket e soldateskës vrastare të Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit, miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, më 7 shtator 1990 sipas së cilës shpallën Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, i propozon presidentes së Republikës së Kosovës, Prof.Dr. Vjosa Osmani, që në bazë të autorizimeve dhe të kompetencave ligjore dhe kushtetuese të marrë vendimin për shpalljen heronj të “ 111 delegatëve”, të cilët miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, sepse me vepër konkrete e kanë provuar heroizmin dhe ndërgjegjën e lartë për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të kombit dhe të Kosovës, që të çlirohen përgjithmonë nga shtypja shekullore e sundimit të egër kolonial dhe gjenocidal të Serbisë (1912-1999).
I themi presidentes Vjosa Osmani, se nuk mjafton vetëm “përkujtimi” me fjalë boshe, me “lotë krokoodili” dhe me retorikë politike dhe propagandistike i atyre që gjithçka kanë flijuar për Kosovën e lirë dhe të pavarur, por duhet të shpërblehen me ÇMIMIN MË TË LARTË KOMBËTAR SHTETËROR në bazë të kontributit, të meritës dhe të veprës së tyre në shërbim të Kombit e të Atdheut të shtrenjtë.
Prandaj, edhe pse “111 delagët” e Kuvendit të Kaçanikut, më 7 shtator 1990, sipas meritës dhe heroizmit të tyre hynë në histrinë e shtetformimit të Kosovës, tanimë, edhe pse qe 32 vjet (1990-2022) “janë lënë në harresë dhe janë përbuzur nga nga pushtetet e deritanishme”, SOT, Presidetja e Kosovës, VJosa Osmani ka shansin historik, që t’i korrigjojë gabimet e pushtetarëve të derisotëm, që pa asnjë të drejtë kanë margjinalizuar dhe injoruar “111 delgatët” e Kuvendit të Kaçanikut, duke i lënë jashtë historikut të Kushtetutës aktuale të Republikës së Kosovës.
Pra, zonja Presidente Vjosa Osmani në bazë të betimit që e ke dhënë me rastin e marrjes së detyrës në Parlamentin e Kosovës, edhe pse kanë kaluar 32 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut, “111 delegatët e atij kuvendi të madh historik, politik, juridik dhe kushtetues, që urgjenntisht t’i shpallësh HERNJ, sepse de fakto dhe de jure ky do të ishte kujtimi dhe shpërblimi i merituar për të të gjithë “111 delegatët” e atij Kuvendi historik, që në sy të armikut fashist ,gjakatar shfarosës serbomadh dhe, para gjithë botës, ligjërisht, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht shpalli Republikën e pavarur të Kosovës. Mirëpo, edhe pse këtë Republikë legjitime nuk e njohu asnjë shtet i Kombeve të Bashkuara e as Evropa (1990-199), KJO për ne ishte dhe mbeti “gurthemeli i shtetit” të Republikës së sotme.
Kjo histori e lavdishme e Kosovës së pavarur, patjetër duhet të figurojë si pjesë historike në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe, një për një të shkruhen të gjithë emrat e “111 delegatëve”, të cilët e kanë votuar dhe legalizuar Kushtetutën e Kaçanikut (7 shtator 1990). Pa sanksionimin e kësaj pjese historike, asnjë kushtetutë e Kosovës, nuk mund të quhet e plotë.
Na mban shpresa se presidentja e sotme e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të triumfojë mbi padrejtësinë dhe injoronacën e derisotme të atyre, që e kanë harruar veprën heroike të “111 delgatëve”, duke mos ua njohur meritat historike, patriotike dhe kombëtare shqiptare si heronj të vërtetë), si dhe duke mos i futur në pjesën historike të Kushtetutës së Kosovës (15 qershor 2008).
Për Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të ARteve, Nju-Jork:
Akademik Skënder Kodra (kryetar),
Akademik Mehdi Hyseni (nënkryetar)
Nju-Jork, më 7 prill 2022