Tre anëtarë të një bande hajdutësh që kryenin grabitje me armë ndaj këmbësorëve në Greqi do të dalin sot para gjykatës së Heraklionit.
Konkretisht, një 28-vjeçar dhe një 16-vjeçar grek dhe një 22-vjeçar rumun do të dalin para hetuesisë për të kërkuar falje për atë që akuzohen.
Të mërkurën e kaluar ata u dërguan në prokurori dhe pas studimit të dosjes së tyre, organi i akuzës i procedoi për veprën penale grabitje me armë. Nëna 39-vjeçare e të miturit u la e lirë.
Grabitjet e armatosura të kryera nga banda e të rinjve kanë ndodhur nga data 21 deri më 29 mars.
Gjatë kësaj periudhe ata kishin sulmuar studentët dhe këmbësorët e tjerë në Heraklion dhe kishin vjedhur celularë, ora dhe 358 euro cash.
Pas një hetimi të plotë, policia ra në gjurmët e katër hajdutëve dhe arrestoi tre prej tyre dhe nënën e 16-vjeçarit për neglizhencë ndaj të miturit. Ndërkohë vijon të jetë në kërkim anëtari i katërt i bandës, një 23-vjeçari shqiptar.