Një 35-vjeçar shqiptar është lënë në burg në Itali, pasi u arresua për kërcënim me thikë ndaj një policeje.
Në mbrëmjen e 5 shtatorit 2021, karabinierët e stacionit Barberino di Mugello arrestuan një 35-vjeçar shqiptar për krime të kërcënim të rëndë, rezistencë dhe dhunës ndaj një zyrtari publik.
Burri u shfaq në kazermë duke treguar pasaportën e tij dhe, pasi kishte hyrë në objekt, papritur nxori një thikë dhe ia drejtoi një karabiniereje, e cila u mbrojt që të mos goditej.
Burri, duke vazhduar të tundte thikën, por pasi u çarmatos, u arrestua dhe u dërgua në burgun Solliçiano në Firence. Gjyqtari i Gjykatës së Firences ka vendosur masën e paraburgimit në burg.