Mafiozi i njohur grek Giannis Skaftouros, u ekzekutua 4 net më parë brenda shtëpisë së tij. Ii njohur me nofkën “xhaxha Xho”, ishte “dora e djathtë” e Vassilis Stefanakos, një tjetër bos i mafies i cili u vra në vitin 2018.
Ky i fundit është përfshirë në disa vrasje të kryera nga shqiptari Alket Rizai, teksa u vra nga vrasës me pagesë e profesionistë me 15 plumba. Ndërkohë sot mes dhimbjes dhe lotëve familja ka përcjellë për në banesën e fundit trupin e pajetë të Giannis Skaftouros. Trupi i 54-vjeçarit është tërhequr pas tre ditësh pasi iu nënshtrua ekspertizës mjekoligjore, teksa sipas mediave greke është varrosur dje.
Ndërkohë të mërzitur nën zinë për humbjen e të afërmit të tyre, nëna dhe gruaja e Giannis Skaftouros janë shprehur për mediat greke se dhimbjen që ndjejnë ato, urojnë që të mos e ndjejë askush, as armiqtë.
“Asnjë nënë dhe asnjë grua të mos e ndjejë dhimbjen që ne ndjejmë tani. Të mos e ndjejnë këtë dhimbje as gratë e armiqve të tij,”- u shprehën të përlotura teksa dilnin nga kisha e Agios Nikolaos që ishte e mbushur me makina dhe kurora me lule.
Giannis Skaftourou u vra në vilën e tij në Dervenochoria, Beotia. Hetimet po vijojnë dhe dyshohet se pas këtij krimi qëndron një bandë shqiptarësh.