Një shqiptare ka akuzuar një 32-vjeçar pakistanez se ka abuzuar seksualisht me të.
Sipas mediave greke, 34-vjeçarja ka deklaruar se e takoi përdhunuesin e saj rreth një muaj më parë.
Ajo është shprehur se i riu e ka dërguar në një zonë të pabanuar në Dendropotamos ku e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.
Në padinë e ngritur në policinë në Selanik, shqiptarja pretendon se në momentin kur u përdhunua të pranishëm ishin edhe 3 burra të tjerë.
Pas denoncimit, autoritetet policore kanë bërë të mundur arrestimin e një 25-vjeçari pakistanez, i cili akuzohet se bashkëpunëtor.