Bronx NY: Një rrugë lokale në qytetin e Bronxit Nju Jork të SHBA-së e ka marrë nën/emrin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Në këtë përurim kan marrë pjesë edhe disa zyrtarët e lart të qytetit përfshirë edhe kongresmenin Rich Torres, senatorin Chuk Shumer si edhe kryebashkian e Nju Jorkut, Eric Adams .
Po ashtu në këtë ceremoni madhështore i pranishëm ishte edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj i cili në fund e përshëndeti me një fjalim rasti këtë ceremoni që morën pjesë disa qindra shqiptar.
Në kohën kur nisi të flasë Veliaj para tribunës së ngritur me këtë rast u dëgjuan disa thirrje të forta të cilat duket se shprehnin pakënaqësin e të rinjëve duke “shigjetuar” pjesmarrjen e Erjon Veliajt në këtë ceremoni.
Ky ka qenë një grup i vogël të rinjësh që nisën të ofedojnë rëndë kryebashkjakun e Tiranës, dhe hedhin sllogane kundra tij - pikërisht gjatë kohës që zoti Veliaj nisi të flasë për inagurimin e rrugës Gjergj Kastrioti - Skenderbeu ne Bronx New York.
Ata thërrisnin pa ndërpreje dhe të revoltuar : “O Erjon o hajdut ku i gjete paret që nga Tirana vjen e sponsorizon rrugën në Nju Jork”- “O dromx”- “ O pleher”- “ Jepini votën Diasporës” - “ O hajdut!”
Disa nga organizatorët që shërbenin vullnetar për ruajtjen e rregullit i kërkuan policisë njujorkeze, “NYPD “ e pranishme me forca të shumta të uniformave blu, të ndërhynin, por ata thanë se çdo gjë është brenda rregullave dhe nuk shohim asnjë lloj thyrje ose shkelje ligji : “ Është e drejt e çdo qytetari të protestojë pa shkelur ligjet “ u përgjigjë policia.