Një shqiptar është vrarë në Londër.
Olsi Kuka, 30 vjeçar nga Shqipëria është vrarë me thika në Barnet në veri të Londrës.
Ai është gjetur i vdekur me plagë të marrë nga therjet.
Policia i ka arrestuar tre persona dy djem, njëri 33 vjeç dhe tjetri 24 vjeç si edhe një vajzë 24-vjeçare.
Autoritetet britanike po punojnë në zbardhjen e shkaqeve që çuan në zbulimin e rastit, shkruan BBC.