Ishte kënaqësi të jem i përfshirë në konferencën ndërkombëtare BLC2022 BALKANS LIDERSHIP CONFERENCE, Siguria e paqes dhe zhvillimi i federatës së paqes universale të Republikës së Kosovës në Prishtinë, në cilësi të ambasadorit të paqes botërore, e cila u mbajt në hollin e hotelit Swiss Daimond, me 11.06.2022.
Të pranishëm në ketë takim ishin Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ish presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiç, ish presidenti i Shqipërisë Alfred Moijsiu dhe ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu,Dr.Werner Fasslabend, President i Institutit Austriak për Politikat Evropiane të Sigurisë dhe Senida Mesi, Zëvendëskryeministre e Repubkikës së Shqipërisë, Konferenca është organizuar nën pantronazhin e Qeversisë së Republikës së Kosovës dhe organizatores znj.Ejona Miraka Icka.
Gjatë kësaj konferencë pata nderin dhe rastin tʹi shpreh falenderimete mija më të sinqerta për ish presidentit kroat Stjepan Mesiç, i cili gjithmonë është i njohur për simpatinë ndaj shqiptarëve, edhe pse tashmë e ka përfunduar mandatin si President, ende vazhdon të ketë simpati dhe dashuri për shqiptarët.
Në fjalimin e tij, para të pranishmëve në ketë konferencë me temën për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, ai përsëriti edhe njëherë se Serbia nuk mund të pushtojë Kosovën dhe as të imponojë zgjidhje’.