Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur në Kretë, ku sipas informacioneve të Cretapost, dy të huaj kanë tentuar të zgjidhin mosmarrëveshjet me thika, për sytë e një gruaje.
Gjithçka ka ndodhur në orën 4:30 të mëngjesit të sotëm në një lokal në Chania kur një 30-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë një 35-vjeçar me origjinë siriane, ndërsa molla e sherrit mes tyre ka qenë një grua.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit të EKAB -it.
Por 35-vjeçari sirian nuk ka pranuar të transportohet me ambulancë në spital dhe ka preferuar të shkojë me mjete private.