Një emigrant shqiptar është vendosur në pranga dhe është burgosur në Britaninë e Madhe pasi është kapur duke transportuar paratë që vinin nga aktiviteti i trafikut të drogës.
Shqiptari i cili përdorte tre emra të ndryshëm, atë shqiptar, italian dhe bullgar jetonte ilegalisht në Britaninë e Madhe. Ai është identifikuar si Artenis Tërshalla, ndërsa u ndalua teksa po udhëtonte në veri të Anglisë dhe me vete kishte 4 mijë paund, një armë të ftohtë, dhe një çantë në të cilën u gjetën edhe mbetjet e një ngarkese kanabisi në bagazh.
Tërshalla u justifikua para policisë dhe gjykatës se ai e kishte marrë makinën me qira, ndërkohë që u konstatua se ai përdorte tre emra të ndryshëm, një italian, një bullgar dhe atë shqiptar, derisa u verifikua se shtetësia e tij ishte ajo shqiptare, shkruajnë mediat britanike.
Tërshalla kishte hyrë në Britaninë e Madhe dy vitet e fundit, ku kishte krijuar edhe një llogari bankare duke përdorur identitetin italian, përmes së cilës kishte gjeneruar 12 mijë paund në më pak se një vit.