Një ushtarak shqiptarë i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, është arrestuar nën dyshim si i përfshirë në aktivitet kriminal.
Media duke iu referuar policisë së Holandës, raporton se është vënë nën hetim Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje.
Pas arrestimit ushtaraku shqiptarë, është duke u hetuar në gjendje të lirë nën dyshimin e përshtatjes, së një shtëpije për rritje kanabisi.
Dinoshi thotë policia e Holandës dyshohet se në bashkëpunim, me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum.
I kontaktuar Major Dinoshi mohoni kategotikisht përfshirjen e tij në këtë ngjarje.
“Çfarë Çfarë? Absolutist JO, kujdes me privatesinë. Ju lutem kjo që thoni është e pavërtetë. Keni ngatërruar person I nderuar” tha ai.
Ministria e Mbrojtjes pasi u kontaktua nga Top Channel, përmes zëdhënësit Fation Hoxhalli dha këtë reagim.
“Eshtë përfshirë në një veprimtari për të cilën autoritetet hollandeze janë duke e investiguar në gjendje të lirë.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet hollandeze. Ministria e Mbrojtjes I ka ndaluar të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhrshëm në atdhe”.
Ministria e Mbrojtjes thekson se po bashkëpunohet me autoritetet hollandeze për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim.
Kjo ngjarje ngre një sërë pikëpyetjesh se si ushtarakët e vendit tonë antarë i NATO-s përzgjidhen dhe në cfarë filtrash kalojnë për të shkuar në të tilla misione.
Sipas informacioneve që vinë nga strukturat e ushtrisë shqiptare, e njëjta përzgjedhje është bërë dhe këtë vit, me njerëz pa merita dhe pa kriter.
Shqipëria si vend i NATO-s, por edhe në këtë situatë ku është rritur kërcënimi i aktorëve të jashtëm e të brendshëm, është e rëndësishme një transparencë gjithnjë në rritje e kësaj përzgjedhjeje./