Tragjike në Itali! Trupi i një 26-vjeçari shqiptar gjendet i dekompozuar në lum

Diaspora

Tragjike në Itali! Trupi i një 26-vjeçari shqiptar gjendet i dekompozuar në lum

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 19:25
Firenze të Italisë

Një 26-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në lumin e Arno, në Firenze të Italisë. Ishin shenjat e gishtave ato që çuan në identifikimin e kufomës, së gjetur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës.

Shenjat e gishtave të shqiptarit u dërguan për verifikim në seksionin shkencor të policisë së Firenze, pasi trupi i të riut ishte në gjendje të dekompozuar si pasojë e kohës së gjatë të qëndruar në lumë.

Nga verifikimet e kryera, shqiptari rezultonte të kishte disa denoncime për vjedhje, raportojnë mediat italiane.

Ekspertiza e kryer në trupin e pajetë nuk konstatoi asnjë shenjë dhune apo traume, duke u përqendruar në pistën kryesore se vdekja e shqiptarit është shkaktuar për shkak të mbytjes.

Gjithsesi hetimet e autoriteteve italiane janë në vijim për të zbuluar më shumë lidhur me rrethanat në të cilat shqiptari humbi jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat