Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me një sasi eurosh që dyshohet se janë të falsifikuara.
Arrestimi i tij ndodhi në territorin e Afragola në Napoli, teksa shqiptari udhëtonte me një automjet tip Fiat Punto.
Pas një hetimi rezultoi se shqiptari kishte precedentë penale.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari i kishte fshehur eurot në një pjesë të brendshme të mjetit. Bëhet fjalë për 2114 kartëmonedha të falsifikuara me vlerë në total prej 76350 euro.