Jeudevnik Selim Ahmati, është shpallur në kërkim nga policia britanike.
Ai dyshohet për sulm ndaj një burri në zonën Pier Road, Erith.
Sipas njoftimit të Policisë, 39-vjeçari shqiptar njihet si frekuentues i rregullt i dyqaneve të basteve dhe ka lidhje me zonat Bexley, Orpington dhe Greenwich.
“Nëse e shihni Selim Ahmatin, mos iu afroni. Telefononi menjëherë 999. Kushdo që ka ndonjë informacion i kërkohet të telefonojë policinë në numrin 101 ose të kontaktojë përmes Twitter”-thuhet në njoftimin e publikuar nga policia londineze.