Del fotoja e emigrantit shqiptar që vrau gruan e tij prej xhelozisë

Diaspora

Del fotoja e emigrantit shqiptar që vrau gruan e tij prej xhelozisë

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 15:01
51-vjeçari shqiptar

Mediat greke kanë publikuar foton e emigrantit shqiptar që vrau bashkëshorten e tij

Mësohet se 51-vjeçari vrau me thikë gruan e tij 41-vjeçare në Zakinthos të Greqisë.

Gruaja ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë në fyt dhe në gjoks.

Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur që jetonin me ta në Tsilivi dhe djalin e rritur që jetonte jashtë Zakynthos.

Gruaja fatkeqe punonte në një hotel të zonës dhe autori dyshohet se ka qenë xheloz për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat