Një shqiptar që jeton në Zimbabve, ka dalë ditën e djeshme përpara gjykatës nën akuzën e përdhunimit.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për shtetasin Aldo Tuçi i cili është pronar i një kazinoje.
Denoncuesja, është shprehur në gjykatë se Tuçi i ka ofruar një punë në kazinon e tij në Greystone Park.
Ajo tha se më 30 qershor të këtij viti, Tuci e thirri atë në kazino ku nuk kishte asnjë person tjetër. Më pas, ai i ka kërkuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale në mënyrë që ajo të punësohej.
Sipas dëshmisë, pasi 29-vjeçarja ka refuzuar, shqiptari e ka përdhunuar. Denoncimi i këtij rasti u bë menjëherë pasi e reja u pushua nga puna për performancë të dobët.