Prej 30 marsit, familja Biba, me origjinë nga Shqipëria që jeton prej pesë vitesh në Chomérac ka marrë urdhër për t’u larguar nga Franca dhe i ndalohet rikthimi në këtë vend.
Kryefamiljari Leonard Biba punon në sektorin e ndërtimit dhe ka një kontratë të përhershme me një kompani në Rochemaure. Ndërsa gruaja e tij Anila është e punësuar në sektorin e shërbimit personal.
Me tre fëmijët e tyre të arsimuar në shkollën publike Paul-Vincensini, ata jetojnë në një shtëpi të vendosur në fund të fshatit, pranë lumit Veronne.
Familja është e integruar dhe flasin rrjedhshëm frëngjisht, ndërsa e aktivizuar në famullinë e Kishës Katolike në fshatin ku jetojnë, shkruajnë mediat franceze.
Ndërkaq, banorët e këtij fshati janë mobilizuar duke dalë kundër vendimit për të deportuar për në Shqipëri familjen shqiptare, si dhe kanë bërë kërkesë që ajo të marrë leje qëndrimi në shtetin francez.