Një biznesmen shqiptar i identifikuar si Anton Likmeta është arrestuar nga policia italiane, ndërkohë që iu sekuestruan 300 mijë euro.
Hetimet për shqiptarin kishin nisur në korrik të vitit 2021 nga karabinierët e Bassanos. Gjatë hetimeve ka rezultuar se përmes ndihmës së partneres dhe një miku 37-vjeçar nga Rumania ai kishte menaxhuar trafikun e kokainës.
Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar skemën që ndiqte grupi i drejtuar nga shqiptari për të fshehur paratë që siguroheshin nga trafiku i drogës.
Paratë transportoheshin në Rumani nga partnerja e shqiptarit. Më pas përmes personave të besuar ata përdorin llogari rrjedhëse të hapura në institucione bankare për të transferuar paratë në Itali.
Më pas shqiptari përdorte paratë për financuar subjektet e tij sipërmarrëse. Policia ndaloi çiftin teksa po udhëtonin me shpejtësi me automjetin e tyre luksoz.
Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti 670 gramë kokainë, 15 gramë hashash dhe 43 200 euro cash.