Dy femra shqiptare, rivale ndaj njëra-tjetrës, janë përleshur mes tyre në Greqi me pasojë plagosjen e një prej tyre.
Noa.al ka zbardhur ngjarjen dhe rrëfimin e 25-vjeçares në Pylaia, Selanik.
Ajo pasditen e djeshme ka ndjekur një bashkatdhetare 27-vjeçare që po shkonte në këmbë drejt shtëpisë së saj dhe e ka plagosur me një objekt të mprehtë (thikë) në bark dhe në shpatull.
Gjithçka erdhi si sulm xhelozie, pasi siç thotë 25-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, femra tjetër, dy vjet më e madhe, po rrekej t’i merrte burrin bashkë me fëmijët.