Trupi i pajetë i gjetur në bagazhin e një makine pranë zonës së Breshas në Itali është identifikuar dhe sipas policisë italiane bëhet fjalë për një 40-vjeçar nga Kosova.
Trupi është gjetur i djegur dhe policia dyshon se 40-vjeçari mund të jetë vrarë diku tjetër dhe të jetë çuar në zonën ku automjeti u dogj.
Autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes do të kryhet pasditen e së martës, njofton shtypi italian.
Tutje, sipas mediumit “Ansa”, dyshohet se vrasja ka ardhur edhe si pasojë e “luftës për drogë” mes bandave me origjinë nga Kosova
Automjeti i përkiste një të huaji 34-vjeçar, sipas policisë. Ai kishte deklaruar se Range Rover ishte vjedhur, por ai kishte vendosur të mos raportonte vjedhjen.