Rreth 150 rrënjë kanabisi për të cilat kujdesej një shqiptar, janë sekuestruar në Britani.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se rrënjët janë gjetur në Calderdale gjatë një kontroll që ushtroi policia në një banesë në veri të Halifax.
Mediat e huaja raportojnë se me të hyrë në këtë pronë, oficerët gjetën një shtetas shqiptar duke u kujdesur për një numër të madh bimësh kanabisi, të cilat ishin në faza të ndryshme të rritjes, shkruajnë mediat e huaja.
Autoritetet kanë nisur hetimet për mënyrën sesi shqiptari ka hyrë në Britani, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarit.