Javës së Filmit Kino Kosova, në kinemanë Cinémate në Bernë, me datën 18 shtator 2022, iu bashkangjit edhe një numër i madh zonjash/ zonjushash nga Kantoni i Bernës.
Aktivitet ky i organizur nga Komisioni i Gruas në kuadër të Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi në bashkëpunim të ngushtë me Shkollën Shqipe Ostermundigen.
Pas shfaqjes së filmit „Hive“, të regjisores Blerta Basholli, film ky që trajton plagën e thellë të të pagjeturve dhe familjeve të tyre gjatë luftës në Kosovë.
Protagoniste kryesore ishte Gruaja Shqiptare.
Ky simbol i qëndresës, guximit dhe bujarisë, duke u ballafaqur me shoqërinë partiarkale, nuk u dorëzua asnjëherë. Ajo qëndroi heroike, pavarësisht paragjykimeve.
Komisioni i Gruas në kuadër të Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi, organizoi një apero, me qëllim bashkëbisedimi rreth
temave, që duam t‘i trajtojmë ne si Komision në të ardhmen.
Aty u mblodhën Ide, se si mund të përfitojnë familjet tona nga kjo platformë dhe si mund të punojmë rreth vetëdijësimit të kominitetit tonë këtu në Diasporë dhe më gjërë.
Faleminderojmë organizatorët e Kino Kosova, që n‘a e bëjnë të mundur shfaqjen e filmit shqip në Kinematë e Zvicrës!
Falë pjesëmarrjes suaj, Kino Kosova do t‘a vazhdoj aktivitetin e saj edhe vitin e ardhëshëm.
Faleminderit!
Teuta Gashi- Kryeziu
Kryetare e Komisionit të Gruas, Bashkimi-bern.ch