Një sherr mes të miturish përfundoi në sulm me thikë në Caserta, Itali.
Sipas mediave italiane, ngjarja që ka për protagonist disa të mitur, përfshirë një shqiptar, ndodhi në mbrëmjen e vonë të së shtunës në rrugën nacionale Appia pranë një qendre tregtare dhe vendeve të shumta të transportit në qytetin e Curtit.
Një djalë nga lokaliteti Curti ishte aty me një grup të vogël bashkëmoshatarësh pranë një biznesi kur u thirr nga një bashkëmoshatar shqiptar me pretekstin për tu sqaruar.
Një diskutim u ngrit mes të dyve dhe sulmuesi, një djalë shqiptar me banim në Santa Maria Capua Vetere, nxori një thikë nga xhepi i pantallonave, duke plagosur djalin në dorë dhe më pas u largua.
Djali i plagosur është mjekuar me një prognozë disaditore. Sulmuesi u identifikua dhe u gjurmua nga karabinierët e kompanisë Santa Maria Capua Vetere dhe iu referua Gjykatës për të Mitur për lëndime personale.