E dhimbshme: Ndahet nga jeta i riu nga Kosova në Itali

Diaspora

E dhimbshme: Ndahet nga jeta i riu nga Kosova në Itali

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 20:32
Dreni

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur sot në familjen Bajrami nga Pirana e Prizrenit, pasi familjari i tyre, Dreni, është ndarë nga jeta në moshë të re në Itali.

Kështu kanë bërë të ditur miq e familjarë në rrjetin social në Facebook, ku kanë shkruar se vdekja e tij i ka tronditur.

“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e të riut Dren Bajrami, nga Pirana, i cili u nda nga jeta në moshë të hershme në Itali. Kjo vdekje sot na tronditi të gjithë neve.

Dreni, ishte djalë i urtë, punëtor dhe shumë i sjellshëm. Dreni do të na mungojë shumë dhe do ta kujtojmë gjithmonë me mall. Ngushëllime familjes, shokëve dhe miqëve të tij.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat