Mediet greke kanë nxjerrë detaje të reja nga arrestimi i 42-vjeçarit, i cili akuzohet për vjedhjen e 11 bankave dhe lotove të ndryshme në Greqi.
Newsbeast.gr raporton se shqiptari i bastiste banka greke i maskuar me kapele dhe maskë në fytyrë.
Sakaq mësohet se 42-vjeçari nuk ka qenë i vetëm në “operacionin e boshatisjeve” të bankave në Atikë.
Bashkë me emigrantin shqiptar është arrestuar dhe bashkëpunëtori i tij në krim.
Bëhet fjale për një 22-vjeçar me origjinë bullgare.