Një shtetas shqiptar është kapur duke rritur kanabis me vlerë dhjetëra mijëra paund në një banesë në Derby, Angli.
Arrestimi i shqiptarit erdhi pasi oficerët e policisë kishin nuhatur erën e drogës që vinte nga shtëpia e tij.
Kur policia hyri brenda gjeti pesë dhoma të caktuara për të rritur kanabisin si dhe shqiptar që paguhej për t'u kujdesur për to. Rendimenti i mundshëm ishte midis 5.4 kg dhe 16.3 kg dhe në varësi të shitjes mund t’i sillte shefit të të shqiptarit rreth 116,400 £.
Martin Ndoci kishte mbërritur në Britaninë e Madhe me një kamion por kishte nisur të merrej me rritjen e kanabisit pasi kishte nevojë për para për djalin e sëmurë. Ai deklaroi se kishte marrë para borxh që djali të vazhdonte trajtimin mjekësor në Shqipëri.
Por kjo punë e çoi pas hekurave pasi u arrestua dhe u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 6 muaj burg.