I dënuar me burgim të përjetshëm si pjesë e një organizate kriminale, arratiset nga burgu shqiptari në Greqi!

Diaspora

I dënuar me burgim të përjetshëm si pjesë e një organizate kriminale, arratiset nga burgu shqiptari në Greqi!

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Një 48-vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi është arratisur nga qelia ku po vuante dënimin.

Mediat greke bëjnë me dije se ai kishte dalë nga burgu i Domokos me leke të posaçme por nuk është kthyer më brenda afateve të caktuara.

Pas kalimit të afateve, shqiptari është cilësuar nga autoritetet greke zyrtarisht i arratisur dhe tashmë ka nisur puna për kapjen e tij.

Shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm, si pjesë e një organizate kriminale në fushën e trafikut të drogës dhe armëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat