Një shqiptar në Itali ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e kësaj të hëne.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Erbusco në Breshia.
Makina që drejtoi nga 55-vjeçari shqiptar u përplas me një furgon duke i marrë jetën atij.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti. Policia aktualisht po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.