Autoritetet greke kanë arrestuar një 31-vjeçar me origjinë shqiptare, pjesëtar i bandës kriminale që drejtohej nga 33-vjeçari Esmin Ferhati (Esko).
Banda shqiptare u shkatërrua nga policia greke rreth tre javë më parë. Banda shqiptare vepronte në rezidencën studentore të Universitetit Politeknik në Zonën e Zografou në Atikë.
Ndërsa mediat greke e cilësojnë 31-vjeçarin si “bandit të fortë”.
31-vjeçari u arrestua mesditën e së hënës, 10 tetor. Krimet për të cilat akuzohet 31-vjeçari kanë gjenezën 10 vjet më parë. Ai akuzohet se ka kryer një sërë grabitjesh në 10-vjeçarin e fundit.
Gjithashtu ndaj tij rëndon akuza për përdhunim.