Kthyen klubin e natës në shtëpi bari me vlerë 118 mijë funtash, kapen në Angli tre të rinj shqiptarë

Diaspora

Kthyen klubin e natës në shtëpi bari me vlerë 118 mijë funtash, kapen në Angli tre të rinj shqiptarë

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 09:43
Aty policia gjeti gjithsej 297 bimë kanabis

Tre shtetas shqiptar janë arrestuar në Angli pasi policia gjeti pothuajse 300 bimë kanabisi me një rendiment të mundshëm prej 118,000 paund brenda një klubi nate të braktisur në jug të Cumbrian. Shqiptarët e arrestuar janë Emiljano Marku dhe Geg Gjegjaj, të dy 21 vjeç dhe 23-vjeçari Trandafilos Mhilli.

Tre shqiptarët e arrestuar akuzohen për prodhimin e drogës të klasit B. Më 9 tetor policia ushtroi kontroll në një klub nate të braktisur në Millom.

Aty policia gjeti gjithsej 297 bimë kanabis që kultivoheshin në lokalin e natës dhe tre shtetasit shqiptarë që kujdeseshin për to. Nëse kanabisi i sekuestruar do të hidhej në treg vlera do të ishte rreth 118,000 £.

Gjatë seancës dëgjimore asnjëri nuk i pranoi akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Gjykata caktoi masën e paraburgimit për ta deri në seancën e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat