Pëson aksident në punë, humb jetën shqiptari në Greqi

Diaspora

Pëson aksident në punë, humb jetën shqiptari në Greqi

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 10:52
Greqi

Një emigrant shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi, si pasojë e një aksidenti.

Shqiptari fatkeq ishte duke lëvizur me traktor, momentin kur humbi kontrollin e mjetit bujqësor.

Si rrjedhojë traktori doli nga rruga dhe u përmbys.

Mediet lokale bëjnë me dije se ngjarja tragjike ndodhi ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00 në Mesolongi.

Mësohet se viktima do të bëhej baba për herë të dytë, pasi gruaja e tij është shtatzënë dhe pritet të lind të ditët në vijim. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat