Aksident i rëndë, vdes 23-vjeçari shqiptar - shpëton për mrekulli vajza e tij vetëm 1 vjeçe

Diaspora

Aksident i rëndë, vdes 23-vjeçari shqiptar - shpëton për mrekulli vajza e tij vetëm 1 vjeçe

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 10:41
Policia italiane

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 23-vjeçari shqiptar Edi Berisha, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mediat italiane, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Nuvolerë.

Raportohet se Berisha po drejtonte një automjet tip Renault Clio, ku së bashku me të ishte dhe vajza e tij 1-vjeçare, e cila për fat të mirë i ka shpëtuar aksidentit.

Ajo menjëherë u dërgua në spital ku dhe po merr ndihmë mjekësore.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, i riu shqiptare ka kaluar në korsinë e kundërt teksa po udhëtonte në drejtim të Salos. Në atë moment po vinte një kamion ku dhe janë përplasur me njëri tjetrin.

Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur dhe shoferi i kamionit. Ndërkohë autoritetet po merren me hetimin e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat