Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së enjtes rreth orës 13.30 në Nuvolerë, buzë rrugës shtetërore 45bis në Itali.
Një makinë Renault Clio ka kaluar në korsinë e kundërt teksa po udhëtonte në drejtim të Salos, ndërsa është përplasur me një mjet të tonazhit të lartë.
Renault Clio drejtohej nga një shofer me origjinë nga Shqipëria i cili ishte me vajzën e tij të vogël.
Viktimë e askdientit mbeti shqiptari, 23-vjeçari Edi Berisha, ndërsa u plagos vajzat e tij e vogël dhe shoferi i mjetit të tonazhit të lartë.
Berisha ndërroi jetë menjëherë ndërsa vajza e vogël u shpëtua dhe u shtrua në spital ku mbërriti me helikopterin e shpëtimit.
Lëndime jo të rënda edhe për shoferin e kamionit 52-vjeçar, i cili u dërgua në spital pas përplasjes.
Djali ishte me origjinë nga Shqipëria, por prej disa kohësh jetonte në një shtëpi në Gavardo, teksa një muaj më parë kishte mbushur 23 vjeç.