​Transportuan mbi 31 kg kanabis me valixhe nga Rinasi në Stamboll, arrestohen 2 shqiptarë në Turqi

Diaspora

​Transportuan mbi 31 kg kanabis me valixhe nga Rinasi në Stamboll, arrestohen 2 shqiptarë në Turqi

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 17:31
Ilustrim

Transportuan mbi 31 kg kanabis me valixhe nga Rinasi në Stamboll, arrestohen 2 shqiptarë në Turqi

Dy shqiptarë janë arrestuar në aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit, pasi u kapën me 31 kg e 461 gramë kanabis të fshehura në valixhe. Në avionin e nisur nga Rinasi në Stamboll, gjatë kontrollit me rrezes X dhe qenve nuhatës të policisë në dy valixhe u zbulua lënda narkotike. Më pas policia turke kontrolli imtësisht të gjithë pasagjerët në avion ndërsa vuri në pranga dy shqiptarët të cilëve u përkisnin valixhet me drogë.

Gjithashtu gjatë dy operacioneve të tjera të policisë turke në aeroportin e Stambollit dhe Sabiha Gökçen u kapën 65 kg e 898 gramë kanabis, ndërsa u arrestuan 2 persona të huaj

Në 3 operacione të ndara anti-drogë me peshë totale 97 kilogramë e 359 gramë dhe me vlerë miliona lira do të futej kontrabandë në Turqi dhe të transportohej drejt vendeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat