Ju prezantojmë shqiptarin Agron Kolthi i cili nuk rresht kurrë të lobojë për shqiptarët te europarlamentarët

Diaspora

Ju prezantojmë shqiptarin Agron Kolthi i cili nuk rresht kurrë të lobojë për shqiptarët te europarlamentarët

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 17:42
Agron Kolthi

"Një ndihmë nga ana e të gjithë miqve të mi eurodeputetë që të votojnë pro liberalizmit të vizave për popullin tim të Kosovës" - ky është vetëm një nga statuset dhe thirrjet që personazhi ynë i njohur shkruan duke ngritur zërin në statuset e tij në instagram.

E kemi fjalën për shqiptarin Agron Kolthi i cili ka vite e vite që jeton në Itali e ku është jo pak o njohur për miqësinë që ai ka me shumë politikanë të njohur jo vetëm italianë por nga e gjithë evropa.

Agroni njëkohësisht është edhe Kryetar i Partisë Demokristiane në Itali e ky kryefjala e çdo bisede me të e ai me shumë politikanë të njohur të huaj është vetëm heqja e barrierave për shqiptarët në europë e ku lëvizja e tyre tê jetë e lirë.

Nëse i bëni një hulimtim edhe rrjetit të tij instagram që e gjeni me emrin e tij në këtë adresë agron_kolthi22 ju shihni jo vetëm inisiativa thirrje të tij që duhet të jetojnë e udhëtojnë si çdo shtetas tjetër i evropës, por edhe shihni foto me miqtë e tij të njohur europarlamentarë që nga Marco Campomenosi e deri te Silvia Sardone europarlamentare e ish vëzhguese e zgjedhjeve në Kosovë.

E qëllimi i Agronit nuk do të ndalet për të lobuar për Kosovën, Shqipërinë e shqiptarët kudo që janë pavarërisht nëse do të vazhdojë të jetojë në Itali në Genova, apo do të rikthehet në vendlindje.BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat