Drejtuesi i policisë në Itali nën hetim, mori 5 mijë euro rryshfet nga një shqiptar

Diaspora

Drejtuesi i policisë në Itali nën hetim, mori 5 mijë euro rryshfet nga një shqiptar

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Një drejtues i lartë policie në Itali është marrë nën hetim nga Prokuroria e Spoleto-s pasi dyshohet se ka marrë një rryshfet prej 5 mijë eurosh nga një trafikant shqiptar.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka kryer një transfertë bankare në llogarinë e komandantit. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë në arrest shtëpie.

Ai ka pasur leje për të lëvizur vetëm disa orë në ditë, ku mbrëmjen e djeshme është ndaluar nga policia pasi kishte thyer orarin.

Pas verifikimit të transfertës bankare, shqiptari deklaroi përpara policisë se shumën prej 5 mijë euro ia ka kërkuar drejtuesi i stacionit të policisë së Foligno, Franceco Matalone.

Sipas dëshmisë së tij, drejtuesi i policisë ia ka kërkuar shumën për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë për të paguar operacionin për kancer në kokë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat