Sonte mbahet në Malmö të Suedisë Festivali i XVIII-të me radhë i Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë. Ky Festival tubon poetë e krijues muzikor nga gjithë mërgata shqiptare në Europë.
Në këtë vit realizohet Festivali i XVIII-të me radhë.
Këtë festival e organizon Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi.
Niveli i organizimit, pjesëmarrja e krijuesve dhe për vlerat artistike që prezantohen në këtë Festival, e bëjnë një nga më të mirët e llojit të vet në mërgatë.