Një grup adoleshentesh janë përplasur në Kifisia të Athinës.
Bëhet me dije se një vajzë shqiptare që drejtonte një grup vajzash prej 7 personash u bënë bashkë dhe sulmuan dy vajza të moshave 14-vjeçare greke.
Sipas mediave greke gjithçka nisi pasi një vajzë 15-vjeçare me origjinë shqiptare ndaloi para vajzave të mitura duke u thënë “pse e shatë kushërirën time për veshjen e saj”.
Sipas të miturave greke, shqiptaret i kanë sharë, ofenduar dhe kërcënuar. “Protothema” ka kontaktuar dhe një nga nënat e vajzave, e cila ka pohuar se do të bëjë denoncim në polici dhe se autoritetet duhet të marrin masa.